Shumë nga njerëzit e dinë rëndësinë e qumështit të gjirit dhe benefitet që përmbanë dhe sjell te bebet.
Qumështi i gjirit, i cili përpos që përmbanë qeliza staminale, gjithashtu pjesë përbërëse ka edhe qeliza të reja imune, të quajtura qeliza limfoide të lindura shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Qelizat limfoide të lindura janë grupe të qelizave imune që ndikojnë në imunitetin, inflamacionin dhe mirëmbajtjen e një gjendje të brendshme të qëndrueshme në indet trupore.
Ato ndihmojnë në mbrojtjen nga patogjenët duke dërguar citokina për të udhëzuar makrofagët të sulmojnë patogjenët.
Kur fëmija apo nëna nuk është mirë, qelizat imune që luftojnë infeksionin rriten në qumështin gjirit të nënës për të ndihmuar në luftimin e infeksionit.
Në anën tjetër, në zorrën e bebit tuaj, ato luajnë rol në zhvillimin e mikrobiomës së zorrës dhe ndihmon që sistemi imunitar i bebit të zhvillohet dhe të sigurojë një mbrojtje më të mirë./GazetaShneta/