Një nënë në Lindjen e Londrës u detyrua të lindte vajzën e saj në rrugë në shi pasi gjeti qendrën e lindjes të mbyllur.
Për ironi të fatit, 32-vjeçarja Olivia Keogh udhëtoi në Qendrën e Lindjes Barkantine, në orët e hershme të mëngjesit të së premtes për të gjetur se ndërtesa ishte e mbyllur, përderisa ajo ishte gati të lindte.
Olivia dhe burri i saj Freddy, 35 vjeç, i thanë Netmums se kur arritën në qendrën e lindjen, ata goditën në derën e mbyllur, por nuk u përgjigj askush.
Dy policët që kalonin u ndalën në përpjekje për të ndihmuar çiftin kur e panë Olivia-n në dhimbje.
Siç e dimë, foshnjat nuk presin për askënd dhe Olivia ia bëri zgjedhjen veti, duke lindur vajzën e saj të dytë në rrugë, me burrin e saj në përkujdesje. Një nga policët, PC Rob Ruston, e mbështolli vajzën në xhaketën e tij për ta mbajtur atë të ngrohtë.
Two PCs from Tower Hamlets helped deliver a baby girl in the early hours of this morning https://t.co/e47FvuXMiw pic.twitter.com/rY5Yom7UBy
— Metropolitan Police (@metpoliceuk) April 15, 2016