Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë 8 milionë euro për kontributin dhe përkushtimin e dhënë nga personeli shëndetësor përgjatë pandemisë Covid-19.
Në faqen e tij zyrtare, Zemaj ka treguar se kjo shtesë vlen për muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti shkruan GazetaShneta.
Sipas tij, ndarja e mjeteve do të realizohet përmes kategorizimit:
Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 eurove në muaj,
Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 eurove në muaj, dhe
Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 eurove në muaj.
Njoftimin e plotë të ministrit mund ta lexoni më poshtë:
Të nderuar mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor,
Ju falënderoj shumë për punën e madhe dhe të jashtëzakonshme që keni bërë gjatë gjithë kohës, kohës më të rëndë pas çlirimit të vendit tonë, kohën e pandemisë.
Në pajtim me mundësitë tona, për kontributin, përkushtimin dhe detyrat e punës për personelin shëndetësorë, janë ndarë nga Qeveria Kosovës 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë.
Kjo shtesë vlen për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.
Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:
Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 eurove në muaj,
Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 eurove në muaj, dhe
Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 eurove në muaj.
Personeli shëndetësor, mjekët, infermierët dhe stafi teknik, janë heronjtë e ditëve tona!