Kabineti federal gjerman ka rënë dakord të ndryshojë Ligjin e Mbrojtjes kundër Infeksionit që i mundëson qeverisë federale të vendosë mbikëqyrjen mbarëkombëtare dhe bllokimet gjatë pandemisë së koronavirusit.
Gjendja e ashtuquajtur “frenat emergjente federale” automatikisht anulon masat në 16 shtetet e Gjermanisë nëse incidenca shtatë ditore e infeksioneve të reja të koronavirusit tejkalon 100 për 100.000 banorë në një rreth administrativ për tre ditë rresht, tha kancelarja Angela Merkel të martën në një konferencë për shtyp në Berlin shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Situata është serioze” paralajmëroi Merkel.
“Tani mund të mbingarkojmë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor” dhe duhet të ndihmojmë punonjësit e kujdesit shëndetësor të kapërcejnë pandeminë, tha Merkel.
“Lufta jonë kundër pandemisë duhet të jetë më e rreptë. Ne duhet të ndalojmë valën e tretë”, nxiti Merkel. “Unë jam e vetëdijshme se këto janë kufizime të vështira”, shtoi ajo.
Ndryshimi i propozuar i ligjit tani duhet të shkojë para parlamentit të Gjermanisë për miratim. Për t’u zbatuar një bllokim mbarëkombëtar, parlamenti duhet të ketë dhënë pëlqimin për ligjin dhe pragu i shkallës së incidencës duhet të tejkalohet. /Gazeta Shneta/