Në mbledhjen e qeverisë para kabinetit qeveritar, Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë treguar masat e marra ndaj përhapjes së COVID-19.
Zemaj tha se këto masa po merren konform situatës aktuale duke qenë se ka rritje të rasteve të koronavirusit.
Këto rekomandime u miratuan në këtë mbledhje.
“Me qëllim të parandalimit të infeksionit i kemi propozuar disa masa shtesë si vijon: Reduktimi i stafit në institucionet dhe ndërmarrjet publike dhe private në staf esencial. Të mbyllet zyret apo departatmentet ku ka pasur të infektuar. Departamenti ku ka pasur të infektuar të gjurmohet rastet e kontaktit”.
“Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi. Të gjitha rastet që kanë pasur kontakte, mbikqyren nga shtabet komunale”.
Zemaj tha që përdorimi i maskave duhet të bëhet obligative për të gjithë.
“Inspektoratet Komunal dhe të AVUK-ut të fillojnë kontrollat për zbatimin e masave në lokale, barnatore, furra, kafiteri. Punëtorët shëndetësor duhet të respektojnë masat e rekomanduar duke ruajtuar shëndetin edhe të pacientëve edhe të vetës”.
“Bartja e maskave të jetë obligative. Si punonjësit ashtu edhe palët, duhet të mbajnë maskat, të respektohet distanca sociale dhe të dezinfektohen duart”.
“Bartja e maskave duhet të bëhet edhe në mjetet transportuese: Taksi, autobus. Automjetet e taksive duhet të dezinfektohen dy herë në ditë. Po ashtu edhe punonjësit duhet të bartin maska. Kontroll i rreptë në çdo hyrje të institucioneve.”
I pari i Shëndetësisë theksoi se ceremonitë mortore zhvillohen vetëm me praninë e rrehit të ngushtë familjar.
Sipas tij nëse situata rëndohet do të rekomandohet edhe rikthimi i masave paraprake.
“Ndërprehen aktivitetet tek ato vendet ku janë gjurmuar rastet. Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Nëse rëndohet situata rekomandohet të rikthehet masat e parapara nga IKSHPK-së”./KlanKosova