Qeveria italiane do të mbështesë Kosovën për zhvillimin e lëmisë së kardiokirurgjisë.
Kështu është thënë në një takim në mes të ministrit Rifat Latifi, dhe ambasadorit italian Antonello De Riu, transmeton Gazeta Shneta.
“Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës, me fokus në lëmin e kardiokirurgjisë.
Ministri Latifi dhe Ambasadori Italian kane theksuar nevojën që në kuadër të projektit profesionistët shëndetësor të Kosovës të rrisin aftësimet profesionale me mbështetjen e ekspertëve të italian të kësaj lëmie, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më gjithëpërfshirëse të kësaj fushe edhe në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi prit sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, të shoqëruar nga zëvendës-ambasadori j, z. Ugo Ferrero.
Në këtë takim Ministri Latifi e ka falënderuar Ambasadorin Italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria dhe populli Italian për shëndetësinë në Kosovë.
Ai e ka njoftuar Ambasadorin me situatën në Kosovë sa i përket COVID-19 dhe hapat që kanë ndërmarrë MSh dhe institucionet për t’u ballafaquar me secilin skenar të mundshëm të ecurisë së COVID-19, duke përcjellë dhe analizuar më vëmendje indikatorët shëndetësor.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës, me fokus në lëmin e kardiokirurgjisë.
Ministri Latifi dhe Ambasadori Italian kane theksuar nevojën që në kuadër të projektit profesionistët shëndetësor të Kosovës të rrisin aftësimet profesionale me mbështetjen e ekspertëve të italian të kësaj lëmie, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më gjithëpërfshirëse të kësaj fushe edhe në Kosovë.
Ministri dhe Ambasadori theksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në shëndetësi dhe përkrahjen për sektorin shëndetësor të Kosovës.