Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet sonte për të parë situatën me koronavirusin Covid-19.
Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime se Qeveria pritet të marr vendim për pezullimin e mësimit në shkolla deri në një vendim tjetër.
Gazeta ka marr vesh se pezullimi i mësimit është një nga rekomandimet që i ka ndërmarr Komiteti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe pritet të miratohet nga Qeveria në takimin e orës 20:00.
Përveç shkollave, Qeveria pritet të marr edhe masa të tjera për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi globale. /Gazeta Shneta/