Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat për parandalimin e koronavirusit pas konfirmimit të dy rasteve pozitive nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Qeveria ka marr vendim për karantimin e dy komunave ku është shfaqur koronavirusi, në Viti dhe Klinë. Në këto dy komuna është ndaluar hyrja dhe dalja e qytetarëve, shkruan Gazeta Shneta.
Masat tjera janë:
Ndërprerja e menjëhershme e transportit ndërurban dhe ndërkombëtar;
Mbyllja e kufijve tokësor, nuk vlen për shtetasit e Kosovës;
Nga 16 mars pezullim i përkohshëm i fluturimeve ajrore përveç ushtarake dhe medicinale, largim i udhëtarëve;
Mbyllja e pabeve, kafiterive dhe restoranteve në nivel të Kosovës;
Mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve;
Reduktim i stafit të cdo sektori publik, përve shëndetësi dhe siguri;
Ndërprerje të gjitha aktiviteteve sportive kulturore rinore;