Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se ka marr vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për tre javë, në përpjekje për të parandaluar shpërthimin e koronavirusit.
Qeveria iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, përndryshe do të përballen me gjoba nga policia, shkruan independent.
Dyqanet që shesin mallra jo-esenciale janë urdhëruar të mbyllen, ndërsa janë ndaluar dasmat dhe ceremonitë e tjera përveç funeraleve. Të gjitha tubimet publike me më shumë se 2 persona janë ndaluar, përveç në rastet kur janë anëtarë të së njëjtës familje. /Gazeta Shneta/