Në ora 19:00, Qeveria e Kosovës do e mbaj një mbledhje për të diskutuar për fazën e tretë e cila pritet të filloj nesër dhe gjithashtu rihapjen e çerdheve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar hapjen e qëndrimeve ditore për fëmije por, me kushte të rrepta të hapësirës, higjienës dhe distancimit social. Vendimin pritet të propozojë Ministria e Arsimit raporton GazetaExpress, transmeton GazetaShneta.
Prej të hënës, një pjesë e madhe e fëmijëve, mund t’ua mësyjnë çerdheve për të qëndruar gjatë ditës kur prindërit e tyre janë në punë.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express se mbledhja do të mbahet sonte në mbrëmje kur do të publikohen edhe vendimet e fazës së tretë.
“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve – mosha 0-5 vjeç. Hartohet dhe zbatohet protokolli për rihapjen e çerdheve”, shkruan në dokumentin e Qeverisë.
Vendimi për mbylljen e çerdheve ishte marrë më 11 mars për shkak të pandemisë e cila ka prekur edhe Kosovën./GazetaExpress