Pas 9 muajve shtatëzani dhe mezi duke pritur të mbani në krahë të voglin tuaj, për ta parë se si duket me të vërtetë.
Do të vini re se lëkura e të posalindurit tuaj nuk do të jetë aq e butë dhe e mëndafshtë siç u është përshkruar më parë. Lëkura e tij, me shumë gjasë do të jetë e thatë dhe e qarë vende-vende, gjithashtu, do t’iu bien në sy edhe qimet e trupit. Derisa flokët në kokë janë mëse normale për prindërit e të posalindurit, janë qimet e trupit tek ata që shkaktojnë stres tek nëna dhe babai. Por, nuk keni nevojë të shqetësoheni, të paktën jo gjithmonë!
Qimet që vëreni në lëkurën e të posalindurit quhen Lanugo, një emër ky i prejardhur nga latinishtja, “Lana”, që nënkupton “i/e leshtë”.
- Prezenca e qimeve është në rregull, por edhe goxha shumë vihen re
- Zakonisht rriten në shpinë, shpatulla, ballë, vesh dhe në fytyrë të foshnjes
- Ato fillojnë të rriten nga java e 18 deri në javën e 20 të shtatëzanisë
- Bebet e lindura para kohe, kanë më së shumti qime në trup
- Ato largohen në mënyrë natyrale, vetëm se do t’iu duhen rreth disa javë apo muaj që të zhduken tërësisht
- Shpesh herë bebet largojnë këto qime derisa janë ende fetus brenda mitrës së nënës, derisa bebet e tjera lindin bashkë me qimet e tyre në trup.
Roli i qimeve në trupin e të posalindurit
Ato veprojnë si mbrojtës të lëkurës së ndishme të bebes tuaj, derisa bebja gjendet brenda mitrës, për të përjashtuar çfarëdo dëmi që mund t’i shkaktohet nga lëngu amniotik. Por, jo vetëm. Këto qime mbajnë edhe dyllin e bardhë mbështjellës të bebes, i cili e mbanë beben të ngrohtë dhe të hidratuar gjatë shtatëzanisë. Dhe, ndihmon edhe në lindjen më të lehtë të bebes, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Si t’i trajtoni qimet e trupit të të posalindurit?
Megjithëse humbja e tyre tek foshnjet ndodhë brenda 4 muajve të parë pas lindjes, ja ku janë disa mënyra për të përshpejtuar procesin:
Bëjini masazh bebes me anë të vajit të ullirit dy herë në javë
Përdorni pak brumë të botë gruri dhe mielli, dhe shpërndajeni ngadalë në trupin e bebes. Kjo do t’i ndihmojë që rrënja e qimeve të zbutet gradualisht dhe të bie vet.
Çfarë nëse qimet e trupit nuk largohen?
Nëse qimet e trupit të bebes tuaj nuk janë larguar për maksimumin 6 muaj, apo kanë filluar të rriten dhe të bëhen më të zeza, atëherë duhet të konsultoheni me doktorin.
Për shumë prind, burimi i vetëm rreth kësaj çështje, është pritja derisa ato të largohen vet. Pasi që kjo të ndodhë një herë, lëkura do të zëvendësohet me qime të buta dhe thuajse të padukshme. /Gazeta Shneta/