Ministria e Shëndetësisë vazhdonë të emërojë njerëz të njëjtë nëpër disa Borde të ndryshme.
Vetëm brenda vitit të kaluar dhe muajit dhjetor të vitit 2015, këta anëtarë kanë marr qindra mijëra euro, shkruan Gazeta Shneta.
Ndonëse nuk specifikohen emrat e këtyre zyrtarëve dhe bordeve, Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë të ditur se ata janë kompensuar me 390 mijë e 385 euro.
“MSh vazhdon t’i kompensoj zyrtarët e saj për angazhime në borde dhe komisione, në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP-së. Pagesat për borde dhe komisione në MSh për vitin 2016 (përfshirë edhe dhjetorin 2015) ishin në vlerën prej 390,385€. Edhe më tej vazhdon të përsëritet pjesëmarrja e zyrtarëve të njëjtë në më shumë së një komision apo bord”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Këto para janë dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi sipas ligjit një anëtar nuk ka të drejt të marr pjesë në më shumë se një bord apo komision.
“Kjo mund të shkaktojë pagesa të parregullta dhe dëmtim eventual të buxhetit. Përveç kësaj angazhimi në borde/komisione gjatë orarit të punës rrit rrezikun që zyrtarët të mos i kryejnë obligimet e tyre ditore si rezultat i angazhimit në detyra tjera”, thuhet tutje në raport. /Gazeta Shneta/