Nisur nga sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka zgjeruar gamën e shërbimeve shëndetësore me shtimin e një shërbim të ri të pulmologjisë, i cili do të ofrohet një herë në javë. Çdo të hënë, pacientët do të kenë mundësinë për të konsultuar me specialistin e pulmologjisë, dr. Ramadan Dedinja.
Ky hap vjen për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në rajon, duke ofruar një shërbim të specializuar për pacientët me çështje të lidhura me traktin respirator, shkruan Gazeta Shneta.
Po ashtu, pritet që së shpejti të shtohen shërbimet në gjinekologji dhe radiologji në këtë qendër shëndetësore, duke përmirësuar kështu gamën e shërbimeve të ofruara për pacientët.
Këto ndryshime synojnë të përmbushin nevojat e komunitetit dhe të sigurojnë kujdesin shëndetësor të nevojshëm në nivel lokal.