Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, në një postim në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se Qendra e Mjeksisë Famijare në Lipjan tash e tutje do të mund të bëjnë matjen e sheqerit në mënyrë të avancuar, kontrollin e zemrës me EKG 12-kanalëshe dhe operime të ndryshme të vogla në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
”Sot, bashkë me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dorëzuam setin e fundit me 15 pajisje bazike mjekësore. Të njëjtat shërbime mund t’i bëjnë edhe qytetarët e 12 komunave tjera të Kosovës, të cilat kanë përfituar ndihmën e njëjtë me pajisje të ndryshme, që kapin shumën e 400 mijë eurove. Kujdesi primar shëndetësor është dera e parë në të cilën qytetarët tanë trokasin për ndihmë, andaj investimet tona do të shtohen edhe më tej për t’i avancuar shërbimet nëpër komuna”, ka përfunduar Ismaili.
/ Gazeta Shneta