Qytetarët që shkojnë të kontrollohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, më nuk do tu bie që të presin në këmbë për tu kontrolluar. Tani ata do të kenë ku të ulen.
QKMF ka shpallur tender për furnizim me ulëse në ambientin e jashtëm në vlerë prej 460 euro, para të cilat do të merren nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kjo sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar QKMF në Komisonin Rregullativ të Prokurimit Pubik, shkruan Gazeta Fjala.
Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kishin aplikuar dy kompani, ndërsa kompania që do ta furnizojë Qendrën e Mjekësisë Familjare me ulëse është D.P.Z. “Lonii”.
Kontrata është nënshkruar më 4 tetor, ndërsa furnizimi me këto ulëse duhet të përfundojë 60 ditë nga nënshkrim i kontratës.