Pas interesimit të Gazetës Shneta lidhur me mungesën e elektrodave për EKG në klinikat e QKUK-së, kjo e fundit do të furnizohet nga operatori ekonomik gjatë ditës së sotme. QKUK ka pas mungesë të elektrodave që nga fundi muajit janar
Një pacient u dasht të operohej urgjent në Klinikën e Ortopedisë në orët e vona të natës para tri ditësh. Familjarët e tij u revoltuan ndaj mjekëve pasi në klinikë nuk kishte elektroda, e poashtu nuk i gjetën as në barnatore private.
Në fakt QKUK ka mungesë të elektrodave për EKG që nga fundi i muajit janar i këtij viti. Por zyrtarët e QKUK-së deklarojnë se do të furnizohen gjatë ditës së sotme. E kjo do të ndodhë pikërisht pas interesimit të Gazetës Shneta.
“Zyra për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ju njoftojn se gjatë ditës së sotme, do të bëhet liferimi i elektrodave për EKG, në Barnatoren Qëndrore, nga operatori ekonomik”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Ky material përdoret nga anesteziologët në operacion për ta monitoruar gjendjen e pacientit. Në mungesë të tyre operacioni nuk mund të kryhet. QKUK ka pasur mungesë të elektrodave si për rastet urgjente poashtu edhe për ato elektive. Elektrodat nuk janë pjesë e Listës Esenciale dhe ato sigurohen nga buxheti i QKUK-së. /Gazeta Shneta/