Qendra Klinike Universitare e Kosovës është duke bërë përgatitjet për të hapur sërish objektin e Mjekësisë Sportive për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Këto përgatitjet po bëhet pas rritjes së rasteve pozitive në vend, si dhe shtimit të numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Gjatë ditës së sotme QKUK ka mbushur tankun e oksigjenit medicinal që furnizon Mjekësinë Sportive.
Kujtojmë se në këtë objekt i cili është i dedikuar për mjekësi sportive, janë trajtuar pacientët e sëmurë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë. /Gazeta Shneta/