Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK është furnizuar me Videogastroskop dhe Videokolonoskop të ri, me të cilat mjekët do të mund të trajtojnë pacientët me metoda bashkëkohore.
“Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) kishte prioritet furnizimin me aparaturë për këtë klinikë, e cila në vazhdimësi ishte ballafaquar me mungesë të pajisjeve mjekësore”, thuhet ne njoftimin e QKUK-se.
Pajisjet janë të vendosura në një shtyllë dhe mundësojnë incizimin e traktit të sipërm (ezofagut, lukthit dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore deri në një segment të caktuar).
“Po ashtu, me këtë aparaturë mjekët mund të trajtojnë edhe problemet e shfaqura te trakti i poshtëm digjestiv, që përfshin zorrën e trashë, me mundësi depërtimi deri në 30 centimetra edhe në pjesën përfundimtare të zorrës së hollë.
Me ardhjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizimin e dy dhomave shtesë, në Klinikën e Gastroenterologjisë pritjet e pacientëve për trajtim do të shkurtohen, derisa puna për stafin shëndetësor do të jetë më e lehtë”, thuhet ne njoftimin e QKUK-se. /Gazeta Shneta/