Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me disa medikamente, pas raportimit të Gazetës Shneta.
Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka njoftuar se klinikat janë furnizuar sot me fentanyl, ndërsa kanë marr njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë se nesër do të furnizohen me sasi të mjaftueshme për 4 muaj, shkruan Gazeta Shneta.
QKUK nesër do të furnizohet poashtu me Amiodrone 1700 copë, Neostigmine 2400 copë, Atracurium 1600 copë, Paracetamol 4 mijë dhe Nutriflex 160 copë. Ky furnizim do të bëhet vetëm për të tejkaluar gjendjen e rënduar nëpër klinika për shkak të mungesave të mëdha.
Gazeta ka raportuar gjatë ditës së djeshme se Klinika e Gjinekologjisë ka anuluar programin e operacioneve, përveç lindjeve cezariane dhe rasteve të rënda. Madje janë liruar edhe gratë paciente deri në furnizimin e sallës operative me fentanyl të mjaftueshëm.
Ky raportim i Gazetës Shneta ka mobilizuar zyrtarët e MSH-së për të furnizuar QKUK-në me disa prej medikamente më të rëndësishme për sallat operative, deri në nënshkrimin e kontratave të rregullta. /Gazeta Shneta/