Për këtë furnizim, QKUK kishte hapur tender në vlerë 6 mijë e 656 euro e 48 cent. Mirëpo, nga 13 kompanitë që ofertuan për këtë tender, fitues u zgjodh kompania që kërkoi 4 mijë e 93 euro e 60 cent.
Çmimi më i lartë i kërkuar nga operatorët ekonomikë për këtë tender, njoftohet se ishte 6071,76 euro, shkruan sinjali. Përveç vlerës së kontratës, ky institucion nuk ka njoftuar për sasinë e produkteve të blera.