Numri i veturave që hyjnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është jashtë çdo limiti.
Vetuar të parkuara në trotuarë, rrugë e gjelbërim gati në çdo cep të institucionit kryesor për trajtimin e pacientëve kosovarë, shkruan Gazeta Shneta.
E, kjo po ju sjell problem edhe stafit të spitalit, të cilët përveç se duhet të mundohen mirë e mirë për të gjetur një parking, e kanë mjaft telash që të futen në pjesën qendrore të QKUK-së.
Për momentin, parkingu i QKUK-së menaxhohet nga vetë ky institucion, por nuk ka ndonjë limit të hyrjes së veturave.
Fotoja poshtë e dërguar nga një mjek në adresë të Gazeta Shneta tregon rrugën e shndërruar në një kahëshe në QKUK nga parkingjet e palejuara. /Gazeta Shneta/