QKUK planifikon t’i shpenzojë 70 mijë euro për kolltukë luksoze dhe tavolina

2021-05-04 në ora 13:02

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka planifikuar një tender në vlerë 70 mijë euro për rehatinë e zyrtarëve të administratës.

Për të mundësuar rehatinë e zyrtarëve të administratës, Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të shpenzojë 70 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.

Kolltukë luksozë sikurse shihen në fotografi, janë planifikuar të blihen me buxhetin e QKUK-së për nevoja të administratës.

Së paku kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar nga ky institucion në fund të muajit prill. “Furnizimi me inventar administrativ për Klinikat dhe Sektoret në kuadër të QKUK-së”, thuhet në njoftim.

Në dosjen e tenderi janë kërkuar tabela dhe tavolina pune, kolltukë lëvizës të mbushur me sfungjer dhe të mbështjellë me lëkurë.

Poashtu janë kërkuar edhe disa lloje të karrikeve tjera, si dhe rafte për nevoja të pacientëve dhe stafit mjekësor.

Ky tender prej 70 mijë eurosh në QKUK vjen në kohën kur ky institucion po përballet me situatën e rëndë të pandemisë. /Gazeta Shneta/

/Gazeta Shneta/

Karriket e kërkuara në dosjen e tenderit.