Menaxhmenti i QKUK-së dhe përfaqësuesit e organizatës turke TIKA, janë zotuar se së shpejti do të përfundojë projekti i Intensivës Qendrore, e cila do të ofrojë shërbime moderne.
Në njoftimin e zyrës së drejtorit, thuhet se koordinatori i TIKA-s, Burak Ceran, ka njoftuar U.D. së drejtorit të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiun, se projekti është drejt finalizimit dhe hapësirat shumë shpejt do të jenë gati për pacientët.
“Sipas tij, tani kanë arritur edhe pajisjet mjekësore dhe shtretër dhe hapësirat veçse janë kompletuar, por kanë mbetur edhe disa detaje të tjera si kyçja në sistemin e oksigjenit qendror, e poashtu caktimi i stafit infermieror nga QKUK”, thuhet në njoftim.
Sipas tij, përmes këtij investimi po krijohen kushte modern për punë për pacientët dhe stafin shëndetësorë.
Ai ka kërkuar nga Sejdiu përkrahje në mënyrë që projekti të finalizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Ndërkohë, sa i përket kërkesës për staf shtesë të infermierëve, dr. Sejdiu, tha se ka biseduar për këtë çështje direkt me Ministrin e Shëndetësisë dhe ka premtime dhe sinjale pozitive që në koordinim edhe me Ministrinë e Financave, do të lejohet stafi shtesë dhe do të mundësohet jetësimi praktik i hapësirave të intensives së re qendrore për QKUK”, thuhet në njoftim.
Në takim të përbashkët, të dy palët u pajtuan që përmes komisioneve dhe takime të përbashkëta të finalizohet dhe të vihet në funksion sa më shpejtë që të jetë i mundur shërbimi i ri intensives qendrore. /Gazeta Shneta/