Qendra Klinike Universitare të Kosovës ka deklaruar se e ka dezinfektuar hapësirën e CT-së në bodrumin e Radiologjisë, pasi mbrëmë i është bërë një tomografi një pacienti të prekur nga koroanvirusi.
Pacienti 77-vjeçar i cili përveç se është prekur nga Covid-19, ai ka edhe disa diagnoza të tjera. QKUK thotë se pasi është kërkuar CT nga infektologët, pacienti është bartur në Radiologji i izoluar me masa mbrojtëse.
“Ju informojmë se Klinika Infektive bartjen e pacientit për në CT e ka bërë në koordinim me Klinikën Emergjente dhe Klinikën e Radiologjisë. Paraprakisht është siguruar autoambulancë e veçantë, poashtu stafi bartës dhe stafi i klinikave është veshur me pajisje mbrojtëse të kërkuara”.
“Pra, janë respektuar të gjitha kriteret e kërkuara për rastet e tilla. Poashtu, është bërë dezinfektimi i hapësirave si edhe kërkohet. Gjithçka ka shkuar ashtu siç kërkohet me protokolle në rastet e tilla, të gjitha masat PPE janë respektuar me përpikëri”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së. /Gazeta Shneta/