Zyra për informim e QKUK-së ka njoftuar për gjendjen e avokatit Azem Vllasi pas plagosjes sot në mëngjes.
QKUK bën të ditur se Vllasi është plagosur me armë zjarri në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Gazeta Shneta.
“I plagosuri menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve mjekësore, vërtetohet se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri”.
“I njëjti është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT) dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësorë”, thuhet në deklaratë. /Gazeta Shneta/