Qendra e Mjekësisë Familjare në Veri të Mitrovicës në mëngjesin e ditës së sotme është tentuar të digjet nga persona ende të panjohur.
Lajmin e ka konifrmuar për Koha.net zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës, Besim Hoti për rajonin e Mitrovicës.
Ndërsa, ky incident ka ndodhur në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’, ajo shërben edhe si shkollë dhe ambulantë në të njëjtën kohë.
Fillimisht, objekti është goditur me gurë, ku si pasojë e kësaj i janë thyer xhamat.
Derisa, kanë provuar që t’i vënë flakën por pa sukses, derisa Hoti thotë se nuk ka asnjë të lënduar.
Kujtojmë që kjo Qendër e Mjekësisë Familjare është sulmuar edhe më herët, ngjarja e fundit që është paraqitur në 2 tetor të vitit të kaluar.