Ata që duan të kenë një trup të mbushur me muskuj, po heqin dorë gradualisht nga proteinat dhe steoridët dhe po i drejtohen një produkti natyral: qumështit të gjirit.
Shumë prej këtyre “bodybuilders” po e blejnë qumështin e gjirit në internet.
Ky qumësht është i vështirë për stomakun.
Disa thonë se ka disa baktere që mund të shkaktojnë sëmundje.
Për më tepër, qumështi që po shitet në internet nuk është edhe aq i sigurt.
Por mbi të gjitha, ekspertë thonë se nuk ka asgjë në qumështin e gjirit që ndihmon të rriturit për t’u mbushur me muskuj.