Qytetarët ankohen për çmimet dhe pasigurinë e veturave në parkingun e QKUK-së

2018-10-07 në ora 08:24

Shfrytëzimi i parkingjeve në QKUK me anë të digjitalizimit të hyrjeve dhe daljeve, sërish hapësirat nuk janë të mjaftueshme për më tepër nuk ka siguri për vetura, edhe përse të hyrat janë rritur dukshëm.

Brenda ditës ata arrijnë të sigurojnë rreth 1 deri në 2 mijë euro nga pronarët e automjeteve, derisa në muaj arrijnë shifrën deri në 20 mijë euro. Ndërkaq zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka mohuar se çmimet janë të shtrenjta.

Në anën tjetër, qytetarët janë ankuar për këto çmime, derisa Fazliu shton se QKUK është e mbi ngarkuar me një numër të madh të veturave.

Ai është arsyetuar se QKUK si qendra e vetme për shërbime shëndetësore numëron dikund mbi 3 mijë punëtor, e më shumë se 2 mijë shtretër me pacientë, shtoj kësaj edhe numri i familjarëve që vijnë për vizita.

Hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mbi ngarkuara dhe shpesh herë kapacitetet aktuale të parkingjeve që janë brenda QKUK-së nuk arrin që t’i mbulojnë të gjitha nevojat që kanë qoftë punëtorët e QKUK apo edhe qytetarët për t’u parkuar.

Fazliu gjithashtu  ka shtuar se drejtoria e Shërbimit Spitalor të Kosovës ka menduar edhe për zgjerimin e kapaciteteve të këtyre hapësirave për parking.

Ndërsa, prapa kamerave disa vozitës janë ankuar për mungesë të vend parkimit dhe çmim të shtrenjtë për këtë shërbim. Po ashtu, disa prej tyre po mendojnë se nuk ka shumë siguri dhe përgjegjësi për veturat e tyre.

Gjithashtu, edhe në vet tiketën e hyrjes shkruan se nuk japin llogari për ndonjë gërvishje apo vjedhje të veturës.

Shërbimet e reja digjitale të vendosura një vit më parë, në tri hyrje dalje të QKUK-së, janë pronë 100 përqind e QKUK dhe menaxhohet nga ky institucion shëndetësor, ndërsa të hyrat dedikohen për shërbime spitalore./KosovaPress/