Një qytetare nga Prizreni e quajtur F.H.S. e ka shpërndarë një lajm i cili po del të jetë i rrejshëm sipas zyrtarëve të komunës së Prizrenit, drejtorit të Shëndetësisë Visar Shehu dhe drejtorit të QKMF-së Dr. Xhevat Elezkurtaj.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Dr. Xhevat Elezkurtaj, ka deklaruar për Gazetën Shneta se qytetarja në fjalë nuk është fare punëtore e QKMF-së. “Mund t’ju konfirmoj se ajo qytetare që e ka shpërnda atë informatë nuk është fare punëtore e QKMF-së dhe as Urgjencës”, ka deklaruar Elezkurtaj.
Ndërkaq drejtori i drejtorisë për shëndetësi në Prizren Visar Shehu, ka deklaruar për Gazetën më herët se nuk është e vërtetë se janë rrezikuar punëtorët shëndetësore nga mjeku i cili ka pasur kontakt me një person të konfirmuar pozitiv me koronavirus.
“Nuk është e vërtetë se janë rrezikuar 45 punëtorë. Ne i kemi ndarë punëtorët në ekipe me nga 6 anëtarë të cilët punojnë me kujdestari 24 orëshe dhe ekipet nuk kanë kontakt ndërmjet vete. Kjo është edhe arsyeja pse i kemi nda në ekipe”.
“Mjeku që ka pasur kontakt me të infektuarin me koronavirus është në vetizolim dhe do t’i bëhet analiza nga Instituti Kombëtar”, ka deklaruar Shehu.
Ai ka thënë se punëtorët tjerë nuk do të testohen pasi nuk ka arsye për këtë sepse sipas tij nuk kanë pasur kontakt.
Ky ishte postimi i qytetares nga Prizreni. /Gazeta Shneta/