Arta, nga Prishtina nuk mendon se mjekësia kosovare është e tmerrshme. Ajo ndjehet e lumtur që mjekët kujdestar në Qendrën e mjekësisë urgjente në Prishtinë ishin aq të shpejtë dhe arritën që t’ia kthejnë sërish në jetë babain e saj pas infarktit që ai pësoj.
Arta Grajqevci Terstena ka shkruar një letër drejtuar redaksisë Kosova Post ku ka shprehur fjalë të mira për shpëtimtarët e babait të saj.
Në vazhdim letra e plotë:
Nuk besoj se keni dëgjuar ndonjëherë falënderim në media për mjekët tanë që kanë shpëtuar jetê! Çdo ditë,çast, jetë të shpëtuara falë Urgjencës. Kemi dëgjuar shumë probleme për spitalet, mjekët dhe shërbimin shëndetësorë! Shpesh jemi të prirur të dëgjojmë vetëm negativen, dramatiken, shokuesen dhe gjërat e mira i kalojmë pa i vënë re.! Nuk besoj se keni dëgjuar ndonjë falënderim në media, për ndonjë mjek që ka shpëtuar një jetë njeriu! Faleminderit të gjithëve dhe mirënjohje pa fund për Dr.Mimoza Halilin dhe ekipen e saj, që falë tyre babai ynë sot gëzon shëndet të plotë. Jemi krenar që njohëm këta njerëz, të jashtëzakonshëm të shendetësisë sonë dhe respekt pa fund, jeni ju që me shumë mund dhe përkushtim e bëni punen tuaj, dhe çdo ditë shpëtoni jetë.