Që nga fillimi i tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që ndryshe njihet edhe si ‘Tetori Rozë’, deri tash, në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 127 mamografi.
Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.
Gjatë 9 muajve të këtij viti, në kabinetin e shërbimeve të mamografisë janë realizuar 1 mijë e 489 mamografi.
“Klinika e Radiologjisë angazhohet që gratë të vetëdijesohen për sëmundjet e gjirit dhe vijnë gjatë tërë vitit për kontrollime me mamografi, jo vetëm gjatë muajit tetor. Ta bëjmë bashkërisht tërë vitin – vit rozë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/