Gratë e Prishtinës do të kenë mundësinë të kryejnë mamografinë nga dita e sotme e festës së 8 Marsit.
Radiolgët e Qendrës Klinike Universitare kanë siguruar mamografin mobil për të ekzaminuar gratë e QKMF-së, administratës së komunës dhe qytetaret e Prishtinës, shkruan Gazeta Shneta.
“Në nderim të 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas në QKMF Prishtinë prej sot filloi kontrolli i punonjëseve të QKMF-së , Administratës Komunale si dhe Qytetareve të Komunës së Prishtinës me mamografin mobil të siguruar nga Departamenti i Radiologjise QKUK”, thuhet në njoftim.
Radiologët e QKUK-së gjatë gjith muajit tetor të vitit të kaluar kanë mbajtur ligjërata dhe kanë kryer mamografi në gjithë Kosovën. /Gazeta Shneta/