Radioterapia do të shpëtojë jetën e qindra pacientëve me kancer të prostatës

2018-10-28 në ora 08:05

Radioterapia për burrat me kancer të avancuar të prostatës mund të shpëtojë mijëra jetë – madje edhe pasi ajo të jetë përhapur në nyjet limfatike ose kocka.

Në një testim, radioterapia ngriti normat e mbijetesës trevjeçare në 81 për qind, krahasuar me 73 për qind për pacientët e kujdesit standard, transmeton Gazeta Shneta.

Chris Parker, studiues kryesor në spitalin Mbretëror të Marsden në Londër, tha për The Times: se “deri më tani, mendohej se nuk kishte asnjë metodë në trajtimin e prostatës në qoftë se kanceri ishte përhapur”

“Megjithatë, ky studim dëshmon përfitimin e radioterapisë së prostatës”, vazhdon tutje Parker.

“Ky është një zbulim monumental që mund të ndihmojë mijëra në botë”, tha Charles Swaton, studiues në Mbretërinë e Bashkuar.

Testimi përfshiu 2.000 burra./Gazeta Shneta/