Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë dorëzimin e një autoambulance të re në komunën e Rahovecit.
Ismaili sipas njoftimit, ka thënë se kjo ndihmë sado e vogël, do të jetë një lehtësim për personelin mjekësor në Rahovec, për të ofruar shërbime të shpejta dhe profesionale për qytetarët.
“Kjo ka qenë një kërkesë e kryetarit Vehapi, i cili më tregoi se nuk kanë pasur autoambulancë të re që nga viti 2004”, ka thënë ministri Ismaili.
Ai shtoi se gjendja në shëndetësinë kosovare do të ndryshohet përmes punës së përditshme.
“Kjo është një nga ato premtimet e vogla që po arrijmë t’i mbajmë çdo ditë dhe që tregon se ne kemi për synim për të përmirësuar shërbimet shëndetësore në vend”, tha ai, përfundoi njoftimi, transmeton Gazeta Shneta.