Kryeministri shqiptar Edi Rama në një mbledhje të Komitetit Kombëtar të Sigurisë ka folur për koronavirusin e ri Covid-19, ku iu ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi.
Rama ka akuzuar mediat që sipas tij po përhapin frikën me lajme të rreme duke e quajtur si “infodemi”. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të lexojnë librat e shenjtë Biblën dhe Kuranin, shkruan Gazeta Shneta.
Kryeministri shqiptar ka thënë se janë të përgatitur për t’u përballë me këtë virus, për të cilin ka shtuar se ka një rrezik të konsiderueshëm.
Edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është zotuar se janë bërë përgatitjet duke trajnuar edhe stafin mjekësor për t’u mbrojtur nga kjo sfidë.
“Kemi investuar dhe kemi përgatitur dhomat e izolimit dhe kemi pas kohë për t’u furnizuar me pajisjet për oksigjenim”, ka deklaruar Manastirliu. /Gazeta Shneta/