Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur emrat e ekipit të tij.
Rama ka treguar se infektologu dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, do të jetë drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi në komunë, shkruan Gazeta Shneta.
Në ekipin e Ramës ka edhe ish-këshilltarë të tjerë nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë. Ish-këshilltarja e ish-ministrit Arben Vitia, Hana Xhemajli, është emëruar nga Rama në cilësinë e Këshilltares për Komunikim Strategjik.
Ndërkaq dy ish-bashkëpunëtorë të ish-ministrit Armend Zemaj, Bersant Beka dhe Saudin Maliqi, poashtu do të jenë në ekipin e Ramës. Beka ka qenë shef i Kabinetit të Zemajt, ndërsa Maliqi ka punuar si këshilltar i Zemajt.
Më poshtë gjeni ekipën e plotë të Ramës:
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
- Alban Zogaj – Nënkryetar
- Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
- Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
- Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
- Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
- Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
- Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
- Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
- Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
- Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City