Në 24 orët e fundit në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë lindur fëmijë 22 nëna.
Nënat kanë sjellë në jetë 15 djem dhe 7 vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit të klinikës, pesë nëna kanë kryer lindjen me operacion cezarian.
10 gra janë bërë nëna për herë të parë gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Shneta/