Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë kryer 21 lindje.
21 nëna kanë sjellë në jetë 21 bebe, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit, dje kanë lindur 10 djem dhe 11 vajza.
Tetë nëna kanë kryer lindjen me operacion cezarian dhe po aq është numri i nënave që kanë lindur për herë të parë. /Gazeta Shneta/