Koronavirusi vazhdimisht po hulumtohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për përcaktimin e sasisë së njerëzve që janë simptomatik kundrejt asimptomatik.
Studime të ndryshme raportojnë nivele të ndryshme të prevalencës asimptomatike nga 6 përqind deri në 96 përqind. Pra, cila është e vërteta?
Sipas hulumtimit të ri, gjasat që të keni një rast të heshtur të Covidit është në të vërtetë në skajin e poshtëm të spektrit shkruan BestLife përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i fundit, i botuar në revistën PLOS Medicine më 22 shtator, tregoi se rastet asimptomatike në të vërtetë përmbajnë vetëm një pakicë të infeksioneve Covid.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Studiuesit kryen një përmbledhje sistematike të 94 studimeve nga marsi deri në qershor që kishin të dhëna për më shumë se 6,600 pacientë me koronavirus.
Përmes gjetjeve të tyre, ata ishin në gjendje të vlerësonin se vetëm 20 përqind e infeksioneve të koronavirusit mbeten asimptomatike.
Nga 6,600 pacientë, gati 1,300 nuk përfunduan kurrë me shfaqjen e ndonjë simptome të kësaj sëmundje. /Gazeta Shneta/