Klinika Infektive në QKUK ka publikuar raportin mbi gjendjen e pacientëve të shtrirë me koronavirus.
Infektiva ka njoftuar se po trajtohen 54 pacientë, prej të cilëve 10 janë me oksigjenoterapi dhe tre pacientë në mjekimin intensiv në gjendje kritike, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 14.04.2020 janë të shtrirë për mjekim 54 pacientë të sëmurë nga Covid-19.
Në pritje të rezultateve janë 7 raste, ndërsa 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.
Nga 54 raste të infektuar me Covid 19:
– 41 raste janë në gjendje stabile;
– 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
– Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.