Klinika Infektive ka raportuar sot për gjendjen e pacientëve të shtrirë me koronavirus Covid-19.
Në këtë klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste, prej të cilëve 55 janë të sëmurë me Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
– 42 raste janë në gjendje stabile
– 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
– Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor. /Gazeta Shneta/