Mbi dy mijë operime janë kryer në Spitalin e Përgjishëm të Mitrovicës gjatë vitit të kalur.
Kështu ka bërë të ditur ShSKUK në një njoftim për media, duke treguar punën e këtij spitali përgjatë periudhës janar-dhjetor 2021.
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, sipas të dhënave vjetore të punës, janë kryer 2 mijë e 95 operacione gjatë vitit 2021”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Tutje është theksuar që gjatë kësaj kohë në këtë spital, janë kryer 1 mijë e 561 lindje- 581 me operacion, ndërsa numri i foshnjeve të lindura ka qenë 1 mijë e 574, shkruan Gazeta Shneta.
Nga janari deri në dhjetor janë kryer 125 mijë e 141 vizita ambulantore, 28 mijë e 834 vizita diagnostike, kurse 27 mijë e 805 kërkuan ndihmë mjekësore ne Repartin e e Emergjencës.
Sipas të dhënve thuhet së për 12 muaj, në Spitalin e Mitrovicës janë kryer edhe 2 mijë e 726 CT, 5 mijë e 179 ultrazë dhe 15 mijë e 892 radiografi.
Kurse, sa i përket punës biokimike, në bazë të raportit 1 vjeçar të punës, në këtë spital janë bërë 170 mijë e 760 analiza laboratorike dhe 10 mijë e 743 dializa./Gazeta Shneta/