Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 3,230 testime të kryera janë konfirmuar 520 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 646 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 85 mijë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 12 mijë raste aktive./GazetaShneta/