Pak qaste më parë Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 432 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 85 raste të reja me covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë si pasojë e virusit korona, kurse numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë është 568 shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë 97 pacientë kanë arritur ta mposhtin virusin, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 10,643.
Aktualisht, vendi ynë ka 14,204 të infektuar./GazetaShneta/