Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 2,643 testime të kryera janë konfirmuar 437 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
Në mesin e pesë viktimave është edhe një person i moshës 30-vjeçare nga Obiliqi.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 255 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 59,174.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 7,145 raste aktive./GazetaShneta/