Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,318 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 337 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë viktima si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
Që nga fillim i pandemisë e deri më sot, numri i përgjithshëm i viktimave në vendin tonë është 688.
“Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-se.
Aktualisht, vendi ynë po përballohet me 3,880 raste aktive./GazetaShneta/