Në 24 orët e fundit Rusia raportoi mbi 28 mijë raste pozitive dhe 613 viktima.
Sipas autoriteteve, vendi shënoi për të parën herë rritjen më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
CNN dhe mediat tjera kanë raportuar më parë se metoda e Rusisë në lidhje me raportimin e viktimave mund të jetë i pasaktë, pasi numri i vërtetë i viktimave mund të jetë më i lartë.
Nga këto dyshime, Rusia publikoi të enjten statistikat e vdekshmërisë në muajin tetor duke sugjeruar se janë pothuajse 23,000, ndërkohë task forca e cila mban statistikat ditore, raportoi vetëm 7,344 raste në po të njejtin muaj.
Që nga 11 dhjetori, Rusia raportoi gjithsej 2.5 milionë raste dhe mbi 45 mijë viktima./GazetaShneta/