Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë regjistruar 22 raste pozitive me coronavirus nga 528 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit të ministrisë poashtu njoftojnë se 20 qytetarë janë shëruar përderisa nuk është raportuar për ndonjë person të vdekur me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Sa i përketë vaksinimit, MSh raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 158 doza të vaksinave anti-COVID. Për më tepër se një vit në Kosovë janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Në Kosovë mbi 822 mijë qytetarë janë vaksinuar me dz doza të vaksinave ndërsa mbi 102 mijë janë vaksinuar me dozën e tretë apo përforcuese.
Aktualisht në nivel vendi janë 352 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/