Pandemia e Covid-19 po zhvendoset në popullata më të reja, thanë ekspertët e shëndetësisë të enjten, me rastet që u shqyrtuan që atakuan me grupmoshat e reja duke filluar nga fëmijët, pasataj adoleshentët dhe të rinjtë.
Në fillim të shpërthimit, ekspertët e shëndetit theksuan se të moshuarit ishin më të rrezikuarit për virusin corona që ka infektuar më shumë se 4.8 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Por të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tregojnë se shumica e rasteve deri tani – raportohen te njerëzit e moshës 25 deri 64 vjeç. Përqindja e rasteve tek adoleshentët dhe të rriturit është shkuar në gjashtëfish, dhe rastet tek fëmijët dhe bebet proporcioni është rritur në shtatëfish duke krahasuar me vlerat e mëparshme tha OBSH-ja.
Rritja mund të shpjegohet me testime më të gjera, zbulim më të madh të rasteve të buta ose dhe ato asimptomatike dhe se e tërë kjo gjendje ka ardhur nga lehtësimi i masave të shëndetit publik tha OBSH-ja. /Gazeta Shneta/