Razije Musa: Pse nënat nuk më bëjnë pyetje për marrëdhëniet seksuale

2018-09-15 në ora 13:54

Shoqëria jonë vazhdon t’i mbajë disa tema të mbyllura në vete duke i konsideruar si të turpshme.

E, njëra ndër to lidhet me seksualitetin dhe jetën intime të grave dhe të burrave.

Së fundmi, mamia Razije Musa ka thënë se gratë nuk po ndjehen të lira të flasin rreth këtyre temave madje as me një profesionist shëndetësor.

Ajo ka shtuar se nuk ka pyetje idiote, duke thënë që edhe t’i ndërrojnë mjekët nëse ata/ato nuk japin përgjigje, shkruan Gazeta Shneta.

Lexoni të plotë postimin e mamisë: Askush në Kosovë nuk më pyet për ndonjë këshillë për marrëdhëniet seksuale pas lindjes, nuk shoh gra që flasin lirshëm për atë që ndjejnë me profesionistët. Apeli im është që të mos hezitoni të pyetni. Duhet të ndryshojë raporti me turp mes mjekut apo mamisë e nanës apo çiftit bashkë, nuk ka pyetje idiote ndjehuni të lirë të pyetni e nëse doktori apo mamia hezitojnë të japin përgjigje ndërroni ata. Kosova ka nevojë për mjek modernë e komunikativ si doktori në fjalë. Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/

Klikoni këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.